Mbahet konferenca “Profesionisti shëndetësor, pacienti dhe të drejtat e tyre”

0
190

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë për herë të parë ka organizuar sot Konferencën Ndërkombëtare “Profesionisti shëndetësor, Pacienti dhe të drejtat e tyre”.

Ky oganizim ka për qëllim të mbledh të gjithë ata që punojnë në përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Në këtë ceromoni ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli.

Ku sipas tij këto konferenca duhet të organizohen më shpesh. Mes tjerash ai ka shtuar se mjeku dhe pacienti duhet të kenë një komunik të mirëfilltë, e që sipas tij është i domosdoshëm.

Pjesëmarrëse ishte edhe Visare Mujko Nimani nga UNFPA, e cila tha se kjo organizatë mbështetë dhe avokon për kujdes shëndetësor në përputhje me të drejtat e pacientëve pa diskriminime.

Ku ka shtuar se synim i tyre është që të luftojnë dhe eliminojnë stigmatizimet dhe diskriminimet që u bëhen pacientëve në baza gjinore dhe atyre me sëmundje seksualisht të transmetueshme, raporton OxygenPress.info

Kjo konferencë konsiderohet mundësi ideale për të kuptuar se cilat janë trendet ndërkombëtare dhe vendore që rregullojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve në një marrëdhënie profesionist shëndetësor – pacient, dhe për të mësuar se si të menaxhohet me pakënaqësitë e tyre. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu