Mayweather nuk e mohon, paraja në plan të parë

Floyd Mayweather njihet si një nga boksierët më të suksesshëm në histori të këtij sporti, por edhe më atraktiv. Sa herë që flitet për të, pashmangshëm përmenden edhe paratë, madje shuma të mëdha, të cilat nuk i mohon as vetë boksieri amerikan.

Pikërisht për një shumë të tillë ai do të boksojë në Tokio me kick-boksierin 20-vjeçar Tenshin Nasukawa.

Meçi do të zhvillohet më 31 dhjetor, ndonëse pati disa polemika rreth tij.

“Do ta bëjmë ndeshjen,” është shprehur Floyd këtë herë. Pyetja është nëse do të jetë në boks, kickbox apo MMA?

“Rregullat? Do të jetë një ndeshje boksi. Pa shkelma. Do të dueloj me atë tipin për nëntë minuta, dhe patjetër që do të jetë ndeshja më fitimprurëse e historisë.”

Gjëja e vetme që po shtyn ish-boksierin e pamposhtur është paraja. “Normalisht. Vetëm se jam një boksier në pension, nuk do të thotë se nuk mund të bëjë ndeshje të tilla nëpër botë që do të ishin shumë fitimprurëse”, ka thënë Mayweather./OxygenPress.info