Mavraj drejt aventurës së re

0
40

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj nuk është përshtatur mirë në kampionatin grek dhe sipas së gjitha gjasave do të kërkojë një sfidë të re.

Aventura e Mavrajt te skuadra greke e Arisit, nuk ka shkuar në mëyrën më të mirë të mundshme. Së fundmi, ai nuk ka pasur shumë minuta në fushë duke qëndruar në pjesën më të madhe në bankinë.

Tashmë në Greqi po flitet edhe për një largim të mundshëm të mbrojtësit të Kombëtares kuqezi.

Ndërsa, sipas asaj që bën me dije “allaboutaris.com” Mavraj pritet të transferohet në Gjermani, aty ku ka luajtur edhe më parë te skuadra si Cologne dhe Hamburgu. Një rikthim në Gjermani (Bundesliga 2) mund të rezultojë më sukses për mbrojtësin shtatlartë, ndryshe nga momentet që është duke kaluar në Greqi./OxygenPress.info