Mata duhej të merrte “leje” për të shënuar

Spanjolli Juan Mata ishte ndër më të merituarit që Manchester United shënoi fitore në udhëtim te Juventusi me rezultat 2:1.

Mata e shënoi golin e barazimit nga një gjuajtje e lirë, e cila në fillim dukej se do të kryhej nga Ashley Young.

Mirëpo, Mata ishte i bindur se do të shënonte, prandaj i kërkoi bashkkëlojtarit të tij ta lejonte të gjuajë.

Sapo gjyqtari tregoi se ishte gjuajtje e lirë për ne, e ndjeva se mund të shënoj. I thash Ashleyt se do të shënoj. Mund të kaloja murin dhe të shënoj gol. Stërvitem shumë mbi goditjet standarde dhe besoj se ky ka qenë një nga golat më të bukur që kam shënuar në karrierë”, ka thënë spanjolli.

Aktualisht United është në pozitën e dytë në grup dhe ka gjasë reale të kualifikohet. “I kemi edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar, kundër Young Boys dhe kundër Valencias. Kundër spanjollëve do të jetë e veçantë për mua, siç ka qenë për Pogban kundër Juventusit. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’u kualifikuar”, është shprehur Mata./OxygenPress.info