MASH thotë se përfundoi me sukses afati i dytë i Provimit të Maturës

0
51

Afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili është organizuar sot për 8300 maturantë në 84 qendra testimi në gjithë Kosovën, ka përfunduar me sukses.

Kështu ka vlerësuar Komisioni i Maturës Shtetërore (KSHM), që iu referua raporteve të ardhura nga komunat, respektivisht nga qendrat e testimit, sipas të cilave gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të organizimit të testit në kushtet e pandemisë COVID-19.

Kryetari i KSHM, Gëzim Berisha, ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë për përkushtimin e tyre që ky proces të kalojë sipas planifikimit, e në veçanti nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë.

Rezultatet e testit do të bëhen publike më 16 tetor 2020, ndërsa 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit./KlanKosova