MASh shënoi Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

0
35

Ministria e Arsimi dhe Shkencës në vazhdim tё zbatimit të politikave gjithёpёrfshirёse nё arsim, ka shёnuar sot 11 Tetorin – Ditёn Ndёrkombёtare tё Vajzave, me qёllim sensibilizues pёr fuqizimin e vajzave nё realizimin dhe ushtrimin e tё drejtave tё tyre.

Zëvendësiministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, me këtë rast ka thënë se, politikat arsimore janё gjithёpёrfshirёse dhe normalisht pjesё e politikave nacionale, tё cilat pretendojnё tё drejtat dhe mundёsitё e barabarta pёr tё gjithё.

Në këtë ngjarje, u tha se institucionet Republikёs sё Kosovёs janë tё pёrkushtuara nё adresimin e duhur tё çёshtjeve gjinore, gjё qё shihet nё politikat Ministrisë, siç është legjislacioni, strategjitë dhe programet zhvillimore, bazuar nё standardet dhe instrumentet ndёrkombёtare.

Azize Sekiraqa – Heta, zyrtare pёr barazi gjinore tha se, sot jemi bashkё nё kёtё ngjarje pёr nder tё Ditёs Ndёrkombёtare tё Vajzave, pёr tё shprehur simbolikisht pёrkushtimin tonё si Ministri ndaj tё drejtave tё vajzave, gjё qё pёrpiqemi ta bёjmё nё vazhdimёsi.