Masat kundër Covid-19 deri më 7 dhjetor në Greqi

0
55

Ka disa shenja të para të zvogëlimit të numrit të rasteve të koronavirusit, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas gjatë një konference shtypi.

“Nëse ky ritëm vazhdon, atëherë presioni mbi Sistemin Kombëtar të Shëndetit do të fillojë të bjerë”, theksoi ai.

“Atëherë ne mund të planifikojmë një kthim gradual në një lloj normaliteti. Për momentin, masat ekzistuese kufizuese për mbrojtjen nga koronavirusi janë zgjatur deri të hënën, 7 dhjetor 2020, në orën 06:00”, shtoi Petsas.

Ai theksoi se ky vendim është i domosdoshëm pasi barra epidemiologjike në Greqi është akoma e lartë./ATSH