Masat kufizuese antiCOVID-19 mendohet të zgjaten deri në pranverë në Gjermani

0
466

Masat kufizuese që parashikojnë të luftojnë koronavirusin mendohet të zgjaten deri në pranverë në Gjermani, theksoi sot në një intervistë ministri i Ekonomisë.

“Ne kemi përpara tre apo katër muaj të gjatë dimri”, theksoi Peter Altmaier për të përditshmen “Die Welt”.

“Shumë do të varet nga mbërritja e një vaksine”, theksoi ai.

“Por është e mundur që kufizimet të vazhdojnë e në muajt e parë të 2021”, shtoi ai.

Gjermania, e cila i ka rezistuar pandemisë më mirë sesa shumë vende fqinje, por aktualisht po lufton të përmbajë valën e dytë të COVID-19, vendosi të mërkurën të ashpërsojë masat e saj për të luftuar virusin.

Objektivi është reduktimi akoma më shumë i mundësive të kontakteve deri në fillim të janarit, duke kufizuar në pesë numrin e pjesëmarrësve në bashkimet familjare, me përjashtime për festat e fundvitit.

Para deputetëve, kancelarja Angela Merkel e kishte justifikuar këtë masë të re nga niveli ende “shumë i lartë” iinfektimeve me COVID-19, ndërkohë që ato po uleshim me shpejtësi në disa vende fqinje.

Franca, e nënshtruar në nëntor në një frenim më të ashpër se Gjermania, është një nga vendet ku rastet e përditshme kanë rënë ndjeshëm. Vendi vendosi të lehtësojë gradualisht kufizimet e tij./ATSH