Masakra në Vatë të Kaçanikut, si u vranë shumë persona dhe nuk u dënua ende askush – sonte në Klan Kosova

0
157

Seria e dokumentarëve “Në Kërkim”, i realizuar nga Produksioni “Oxygen”, këtë të shtunë në ora 22:45 në Klan Kosova do të sjell rrëfimin e rradhës.

Në këtë rrëfim flitet për masakrën e ndodhur në fshatin Vatë të Kaçanikut, e edhe për Sllatinën, masakër në të cilën u vranë 15 persona dhe 8 u plagosën.

Njëri ndër të vrarët është edhe Ilir Caka, 17 vjeçari i cili u pushkatua nga forcat serbe.

Babai i Ilirit, Osmani emigroi në Londër me familje dhe në intervistën e tij për BBC tregoi për krimet e serbëve në Kaçanik e gjithë Kosovën.

Në këtë dokumentar flasin edhe të mbijetuarit, dëshmitarët, banorë të kësaj ane, ish luftëtarë të  UÇK-së dhe aktivistë për të drejtat e njeriut. /oxygenpress.info