“Marsho dhe çiklo” për nder të ditës së gruas – 8 MARSI

0
113

Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas – 8 MARSI, të hënën organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës – Prishtinë.

Ngjarja ka më shumë karakter senzibilizues si në aspektin e të drejtave të grave po ashtu edhe të përfshirjes së grave në aktivitete sportive sic është ciklizmi. Andaj i inkurajojmë të gjitha gratë antare të grupit por edhe ato joanëtare, që të na bashkohen në këtë aktivitet dhe të marshojm se bashku me bicikleta. Me këtë rast ne I bashkohemi thirrjes për më shumë të drejta për gratë por edhe për gra të forta sic janë sportistet përkatësisht ciklistet.
E përbashkëta e të drejtava të grave dhe ciklizimit është lëvizja:

Nuk mund të ciklosh duke ëndrruar në vend – sikur që nuk mund të mbrosh të drejtat tua duke qëndruar në vend.
Bashkohu – marsho dhe ciklo – mbroj të drejtat e tua!

GUIDA

Marshimi fillon në ora 14:00 nga sheshi ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë ndërsa nga pjesëmarrësit kërkohet që të jenë te sheshi së paku 20 minuta më herët!
Itinerari i marshit është nga sheshi ”Zahir Pajaziti” përmes rrugës Xhorxh Bush vazhdon rrugëtimi drejt rrethit të madh tek Shkolla e Mjeksisë ( Rrethi I Flamurit), pastaj do të kthehemi përseri në të njëjtën rrugë nën përcjellën e Policisë së Kosovës.
Për mbarëvajtjen e këtij aktivitetit do të kujdesen stafi i grupit Marakli t’Biciklave, andaj luteni që të respektoni udhëheqësit e guides.

E RENDESISHME

Ato që posedojn biçikletat dhe helmetat e tyre mundësisht të vijnë me to, kurse ato që nuk i kanë do mundohemi t’iu sigurojmë nga anëtarët e grupit. Luten të gjithë anëtarët e grupit që të sjellin biçikletat e tyre për gratë te cilat nuk posedojn biçikleta.
Gjithashtu si shkak i rrezikut të përhapjes së virusit Covid-19 , në këtë event është obligative dhe bartja e maskës (gjatë ndalesave).
Mosha e lejuar për pjesëmarrje në këtë aktivitet është +12 , ndërsa moshat më të reja vetëm nën shoqërimin e prindit apo kujdestarit.