Marrëveshja Kosovë-Serbi në prani të presidentit Trump

0
53

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Washington, në prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump, pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Presidenti Trump ka parë konfliktin politik dhe ka bërë pyetjen e duhur: se çfarë mund të bëhet në aspektin ekonomik dhe krijim të vende të punës?

Përgjigja ka qenë që ekonomia është përtej politikës. Trump ka thënë që të provojmë diçka ndryshe, të provojmë të fokusohemi në ekonomi dhe nëse mund të shohim nëse mund ta ndryshojmë dinamikën dhe pastaj ndoshta mund të ndryshojnë kalkulimet politike për të dyja palët. Nëse ka më shumë vende pune, nëse rritet industria, rritet zhvillimi, atëherë lufta politike venitet.