Maradona akuzon rëndë, bën edhe një krahasim interesant 

0
38

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ka reaguar ashpër pas ndeshjes së skuadra e tij Dorados e zhvilloi me San Luis, duke vlerësuar se gjyqtarët ishin larg nivelit të duhur, por edhe të njëanshëm.

“Pipe de Oro” ka sulmuar ashpër gjyqtarin, duke përmendur edhe një gjyqtar tjetër meksikan, Edgardo Codesal, atë të finales së Kupës së Botës “Itali ‘90”, ku Argjentina e tij u mund 1-0 në finale nga Gjermania, me një penallti të dyshimtë.

“Nuk dua të flas shumë për gjykimin e ndeshjes së fundit, pasi mund të them gjëra të rrezikshme. I ndëshkoi me të verdhë të gjithë lojtarët tanë që i kalonin afër. Kur shoh atë më kujtohet një tjetër gjyqtar meksikan, Codesal…. Uroj që Ffederata të rishohë ndeshjen dhe të marrë masat, pasi gjyqtari ishte kundër Dorados”, tha Maradona.

Është e pamundur të luash 11 ndaj 12, apo 10 ndaj 12. Gjyqtarët nuk i njohin rregullat, madje as nuk i kanë lexuar ndonjëherë ato. Ky sport nuk është bejsboll është futboll, por ata nuk e dinë. Asistenti më dha të drejtë, por sjellja e gjyqtarit kryesor ishte e papranueshme”, u shpreh Maradona.

Legjenda argjentinase nuk heziton të reagojë ndaj gjyqtarëve, rivalëve, por edhe FIFA-s./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu