Manchester United ofron 135 milionë euro për Dybalën

Në rast se largohet Romelo Lukaku, Manchester United duket se e ka identifikuar tashmë zëvendësuesin e tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas “The Sun”, klubi do të zgjedhë Paulo Dybalën për të cilin ka gati një ofertë prej 135 milionë euro, dhe Juventus është e gatshme ta lerë të lirë argjentiansin të largohet.

Ndërkohë Paulo Dybala po kalon një moment të vështirë tek bardhezinjtë teksa këtë sezon ka shënuar vetëm 4 gola në Serina A duke qenë tërësisht nën hijen e Ronaldos./atsh