Manchester City një fitore larg titullit kampion

0
51

Manchester City do të kurorëzohet kampion i Premier Ligës nëse fiton derbin e Manchesterit javën e ardhshme pas përformancës së fundit që ishte e shkëlqyer, duke mundur Evertonin 3-1 në Goodison Park të shtunën që kemi lënë pas.

Ekipi i Pep Guardiolës, të cilët sonte do të kthehen në Merseyisde për tu përballur me Liverpoolin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mundën Evertonin duke shënuar tre gola që në pjesën e parë.

City ndodhen 16 pikë para vendit  të dytë me vetëm shtatë ndeshje të mbetura dhe me një fitore kundër Manchester United-it kanë mundësinë për të fituar titullin për herë të pestë, para se të fokusojnë të gjithë energjinë në Ligën e Kampionëve.

Citizens kthehen sonte ne Anfield të motivuar për hakmarrje.

Humbja e Manchester Cityt 4-3 ndaj Liverpool-it në muajin janar, ishte e vetmja humbje ndaj një ekipi të Premier Ligës këtë sezon.

“Liverpool është i vetmi ekip që ka qenë i aftë të na mund në Premier Ligë, por jemi të vetëdijshëm pse ndodhi kjo, edhe pse luajtëm shumë mire atë ditë,” tha Gundogan.

City mund ta marr titullin e Premier Ligës të shtunën me një fitore në derbin e qytetit ndaj rivalëve të Manchester United para se të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit tre ditë pas./ Oxygen Show

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu