Malishevë: Arsimtari e godet me shuplakë nxënësin, arrestohet nga policia

0
65

Sonte rreth orës 18:00 arsimtari i shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e Fshatit” në Bubavec të Malishevës, ka pasur një problem me një nxënës të cilin e ka goditur me shuplakë.

Rasti është konfirmuar për Klan Kosova nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Arsimtari është intervistuar ku edhe ka deklaruar se nxënësi kishte qenë problematik.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

“Datë 31.03.2021 rreth orës 18:00, ne stacionin policore Malisheve është raportuar një rast qe kishte ndodhur ne shkollën e mesme te ulet,, Dëshmoret e Fshatit’’ në Bubavec. Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin ( të dyshuarin) i njëjti është shoqëruar në SP,. Malishevë dhe gjatë intervistim ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( të mitur ) të kësaj shkolle të cilin e kishte goditur me shuplakë pasi që nxënësi ishte problematik edhe herave tjera. Nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupore. Viktima është intervistuar në prezencë të prindit dhe zyrtarit te QPS-Malishevë. Në konsultim me Prokurori kujdestar rasti iniciohet si me lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes”.