Mali i Zi nga nesër hap kufirin me Kosovën

0
213

Nesër, Mali i Zi do të hapë kufijtë e vet me vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosa, si mysafir i Televizionit Vijesti, raporton rtcg.

Ai tha se sot do të mbahet një seancë elektronike e Organit Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive, në të cilën do të përcaktohen mënyrat e hyrjes në shtetin malazez.

“Kushti për të hyrë në Mal të Zi ka shumë të ngjarë të jetë një test (anti COVID-19), por ne vetëm këtë do ta përcaktojmë”, tha Mugosa.

Sipas tij, kjo u vendos që të hapen kufijtë me kërkesë të industrisë së turizmit.

“Ne po shohim që situata në vendet e rajonit është duke u përmirësuar dhe po vlerësojmë gjithashtu barrën për Malin e Zi”, shpjegoi Mugosa.