Mali i Zi lejon mbulesën në shkollat publike

0
107

Ministria e Administratës Publike në Mal të Zi, nëpërmjet një deklarate kanë njoftuar se mbulesa islame e grave myslimane nuk bie ndesh me Kodin e Veshjes të përcaktuar për shërbyesit civil.

Gratë myslimane që pratikojnë veshjen modeste (mbajnë mbulesën) mund të i’a mësyjnë çdo vendi të punës në sektorin publik në Mal të Zi, pa e pasë dronë se do të diskriminohen për shkak të mbulesës.

Ndonëse, as më herët, nuk është evidentuar ndonjë rast i cenimit të lirisë së besimit, qoftë në shkollat publike apo në ndonjë vend pune në sektorin publik në Mal të Zi.

Ndërsa, Ministria e Administratës Publike në Kosovë, nga viti 2014 e tutje, me vendim e pezullon aktivitetin e mbi njëzet OJQ-ve të themeluara dhe të drejtuara nga shqiptarët myslimanë besimtarë.