Malet e Shqipërisë kanë potencial për zhvillimin e turizmit

0
907

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve fton të gjithë të mbrojnë e promovojnë alpet e malet e Shqipërisë.

“E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin”, shprehet presidenti Ilir Meta, shkruan Atsh.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”, thekson Meta./OxygenPress.info