Malaria, mësoni shkaqet dhe trajtimin e kësaj sëmundje

0
678

Sëmundja Malaria përfaqëson një grup sëmundjesh infektive të transmetuara që vinë nga kafshimi i një mushkonje.

Malaria do të thotë ajër i keq. Kjo sëmundje shoqërohet nga të dridhura të rënda dhe ethe, e që është e karakterizuar nga një rritje e fortë ne shpretkë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më 2013 u infektuan mbi 198 milionë njerëz dhe si pasojë e saj vdiqën rreth 584.000 njerëz. Rreth 83 për qind e tyre ishin fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Nga Malaria kërcënohen rreth njëqind vende dhe zona të botës, duke rrezikuar rreth 3.2 miliardë njerëz.

Malaria shkaktohet nga parazitë. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje, dhembje koke e muskujsh, të përziera dhe të vjella. Ndonjëherë simptomat mund të përsëriten çdo 48 deri në 72 orë, në varësi të llojit të parazitit dhe të periudhës së infektimit.

Parazitët e malaries, që quhen Plasmodia, futen në qarkullimin e gjakut me anë të pickimit mushkonjës femër Anopheles. Parazitët hyjnë te qelizat e mëlçisë, ku edhe  shumohen. Kur çahet një qelizë mëlçie, parazitët dalin dhe pushtojnë rruazat e kuqe të gjakut. Kur çahet një rruazë e kuqe gjaku, parazitët dalin duke infektuar edhe më shumë rruaza të kuqe gjaku.

Ky cikël vazhdon e i infektuari shfaq simptoma tipike të malaries sa herë çahen rruazat e kuqe të gjakut.

Si të mbroheni

Nëse jeton në një vend ku është përhapur malaria, duhet përdorur rrjetë krevati ose rrjetë mushkonjash.

Duhet dezinfektuar ambientin brenda shtëpisë që të hiqet çdo gjurmë insektesh.

Është e rëndësishme që nëse infektohet një person, të fillojë menjëherë mjekimin.

Njerëzit mund ta marrin parazitin e malaries nga një mushkonjë e infektuar. Nga ana tjetër, një mushkonjë mund ta marrë malarien kur pickon një njeri të infektuar. Pastaj, ajo ia kalon parazitin një njeriu tjetër.

Kur nuk mjekohet, malaria mund të shkaktojë anemi të theksuar dhe shpejt mund të bëhet kërcënuese për jetën. Duhet kërkuar mjekim i menjëhershëm pa u keqësuar simptomat, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë e gra shtatzëna.

Kujtojmë se në Afrikë çdo minut vdes një fëmijë nga malaria./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu