Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në kategorinë -52 kg në Doha të Katarit

Vjen edhe medalja e dytë, këtë herë e bronztë. Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Kelmendi mposhti për të bronztën belgen , Charline Van Snick.

Pas pak mund të vije medalja e tretë, me Nora Gjakovën, që po e kërkon të bronztën në -57 kg.

#JudoMasters #Tokyo2020