Majlinda Kelmendi e artë në Grand Slam

0
40

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Grand Slamin që po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Me përvojën e saj prej një Kampioneje Olimpike, Kelmendi mposhti mongolen 17-vjeçare Sosorbaram Ikhagvasuren në finalen për kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell metro.

Në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova hodhi për tokë italianen Odette Giuffrida e cila në fund fitoi medaljen e Bronztë.