Madeleine Albright të mërkurën në Kosovë, shikojeni me kujdes çfarë karfice ka vendosur

0
174

Të mërkurën në Kosovë do të jetë ish-sekretarja e shtetit Medeleine Albright e bashkë me të edhe ish-presidenti Bill Clinton.

Ajo është një nga gratë më me ndikim në botë, edhe tani, le më në kohën kur ishte sekretare e shtetit.

Kur ajo të mërkurën do të jetë në Kosovë, një gjë është shumë me rëndësi; Karfica që ajo do ta ketë të vendosur. Për ata që nuk e dijnë, ajo gjithmonë e mbanë një të tillë, por jo vetëm për dekor.

Karficat e saj kanë një gjysmë mesazh apo edhe mesazhe sekrete, raporton OxygenPress.info

Liderët nëpër botë gjithmonë gjysmën e mesazhit e kanë marr përmes karficës së saj.

Ato i quajnë karfica diplomatike.

Read My Pins: The Madeleine Albright Collection, është koleksioni që përmbanë rreth 200 arfica të saj, në kohën sa ajo ishte sekretare, dhe ekspozita ka qenë e hapur nëpër disa muze nëpër Amerikë.

Ajo, këtë histori me karfica e filloi kur sapo ishte bërë sekretare dhe thotë se kishte një karficë zbukurimi me gjarpër të përdredhur në një degë që i pëlqente ra vendoste sa herë e pushtonin Irakun – pra kur kishin sukses.

E gjitha amdinistrata amerikane i kushtonte vëmendje karficave të saj kur dilte nga takimi me presidentin.

Por, karficat diplomatike shpjegohen saktë në një libër me titull “Read my pins: Stories from a Diplomat’s Jewel Box”, i publikuar nga HarperCollins, raporton OxygenPress.info

Për të sinjalizuar Vladimir Putinin për atë që mendonte në lidhje me krimet e kryera nga rusët në Çeçeni, Albright vendosi tre majmunë – që nuk flinin, nuk shinin dhe nuk dëgjonin.

E nervozuar me Yasser Arafatin për pengesat e vëna në bisedimet për Lindjen e Mesme, Albright zgjodhi të mbante një karficë formë blete në ar, argjend, rubin e granat.

“Doja të isha qëndrestare dhe e ashpër”, ka shpejguar ajo në libër.

Ndërsa kur bisedimet stërzgjateshin, ajo kishte gati një arsenal me bretkosa, karkaleca dhe gaforre.

Po jo gjithnjë sinjalet ishin negative.

Te Nelson Mandela shkoi me një karficë nga më të mëdhat dhe më të quditshmet në botë për faktin ku e vendosi.

“I pëlqyen shumë, ishin simbol i Afrikës”, tregon zonja amerikane, raporton OxygenPress.info

Progresi i negociatave festohej me karfica në formë fluturash ose lule me ngjyra.

Për të përkujtuar 212 viktimat e atentateve në Tanzani e Kenia, në 1998, Madeleine vendosi një engjëll të artë.

Ish-sekretarja dhe ish-ambasadorja kur të jetë të mërkurën në Kosovë, ka shumë gjasa që dikujt t’i përcjellë një gjysmë mesazhi përmes karficës që do e vendos.

Për ta kuptuar saktë, duhet ta lexojmë librin ku i shpjegon./OxygenPress.info