Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!
Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.
NJë vepër e skulptorit Arben Bajo e ka portretizuar artisten!
Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!
Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit, Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:
“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”
Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!
Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.