Lura, hyjnesha e natyrës dhe e turizmit malor

0
275

Lura qëndron në krye të kryeveprave natyrore si zonë turistike në veri të vendit, sepse në këtë trevë janë të ndërthurur bukuritë natyrore, tradita, kultura arkitektura unike e kullave, pse jo një peizazh ku ngjitet në majë në lartësinë e qiellit dhe ulet me shtatë liqenet, drejtë një lugine mes malesh.

Të gjithë e kanë cekur me fjalë këtë treve, njerëz të shquar, diplomat, poet të huaj dhe vendas, madje poeti i madh, At Gjergj Fishta shprehet se “Kush nuk njeh Lurën nuk një Shqipërin”.!!!

Ndërsa, udhëtari i famshëm britanik Edith Durham është shprehur se: “Kur erdha në Qafë Lurë, pashë të tillë një fushë e bukur, që kurrë nuk kisha parë në asnjë vend të Ballkanit”.

E, që nga ajo kohë Lura mbetet sërish një hyjneshë e natyrës dhe turizmit malor.

Lura është një nga destinacionet turistike në Dibër me kullat dhe oborret e rrethuara me furde prej druri qe janë tradita alpine, e bëjnë shumë tërheqëse këtë zone.

Kullat janë unike për sa i përket ndërtimi, me frëngji në katet e dyta dhe pika vrojtimi si kështjella në miniature.

Gurë të gdhendur, figura të gdhendura në portë që vijnë që nga rrënjët ilire të traditës kombëtare. Gërshetimi i frëngji së gurit dhe asaj të drurit e ngjashëm me Tropojën dhe malësinë e Gjakovës, shkallë të drunjtë, tavane të gdhendura po me dru, oda ndenje tradicionale me oxhak, dhe çati mbuluar me rrasa si kështjella në miniaturë.

Parku Kombëtar i Lurës është një park kombëtar në verilindje të Shqipërisë, që përfshin një sipërfaqe prej 12.8 km2, duke përfshirë edhe pjesën lindore të Kurora e Lurës.

Parku u themelua në vitin 1966 për të mbrojtur ekosistemet e ndryshme dhe bio diversitetin. Lartësia varion nga 1,500-2,300 m.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e ka renditur këtë park si kategori II. Megjithatë, ajo përshkruhet si një zonë e rëndësishme e Zogjve dhe Bimëve, sepse ajo mbështet lloje të konsiderueshme të zogjve dhe bimëve.

Pemë më e zakonshme në Lurë është ahu evropian së bashku me bredhi argjendi, pisha e zezë, pisha e kuqe dhe pishe boshnjake. Veçanërisht e mbrojtur është pisha e Ballkanit, e cila është e kërcënuar me zhdukje dhe e zakonshme vetëm në perëndim të Gadishullit Ballkanik.

Akomodimi përbëhet nga disa hotele familjare dhe bujtina afër parkut në Fushë-Lurë.

Zona rreth Lurës përmban shtëpi tradicionale kulla, qyteti dikur industrial i minierave të Kurbneshit, xhamitë Otomane dhe një Kishë Katolike, rinovuar kohët e fundit.

Rajoni është gjithashtu shtëpia e nënshkruesit të pavarësisë shqiptare Dom Nikollë Kaçorri.

Liqenet e Lurës

Liqenet e Lurës në parkun të Lurës ka një sipërfaqe prej 1.280 hektarë dhe ndodhet ne pjesën lindore te malit masiv te quajtur “Kurora e Lurës”.

Me 14 liqenet e tij akullnajore krijon një ambient piktoresk dhe tërheqës në një lartësi nga 1.350-1.720 m, por që njihet me shtatë Liqenet e Lurës.

Midis këtyre Liqeneve më të mëdhenj, janë: Liqeni i Madh, 32 hektarë, liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Zi 8 hektarë dhe liqeni i Luleve 4 hektarë. Ne dimër këto liqene janë të mbuluara nga akulli, ndërsa në vere mbretëron me lule Liqeni i Luleve.

Në pjesën veriore, përshkruhet rruga që vjen nga Peshkopia, Dibër ku Lura është pjesë e saj.

E, në veri-pretendim qarkullon një rrugë që vjen mes malit, që fillon nga kepi i Skënderbeut në Mat, shtrihet për gjatë Mas Dejës e që vazhdon në Fushë-Pela, ku qaset me malin e Runjës e për karshi se mburojë ka malin e Dejës, një nga malet më të larta në malet e mesme.

Këtu hasesh me liqenin e luleve për të vazhduar rrugëtimin nga një liqen në tjetrin dhe mbërritur në të kullat e Lurës.

Por ka edhe një shteg tjetër që vjen nga Mirdita, drejt thellësisë së Kurbneshit e pastaj në futur mes malesh drejt Lurës.

Të tre shtigjet për në Lurë kanë një pamje të pa hasur në asnjë vend tjetër deri sa të mbërrish te hyjnesha e vërtetë e natyrës dhe e turizmit, Lura.

Aktualisht me Parku Kombëtar i Lurës është zgjeruar edhe me liqenin e Zall-Gjoçaj, duke krijuar Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Parku do të ketë një sipërfaqe prej 20 mijë e 242 hektarë.

Zona e zgjerimit të parkut përfshin sipërfaqe me tokë pyjore, shkurre dhe sipërfaqe ujore. Parku Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” ndahet në tri nën zona ruajtjeje dhe administrimi.

Turistë të huaj dhe vendas nuk reshtin të vizitojnë Lurën dhe poeti i madh Fishta kishte të drejtë, kur tha kush nuk njeh Lurën nuk njeh Shqipërinë?!/ ATSH/OxygenPress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu