Lundërza në Liqenin e Badovcit

0
879

Fitim Sopjani ka fotografuar në ambientet e Liqenit të ngrirë të Badovcit, një gjitarë grabitqar , njofton Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës.

Lundërza, e njohur edhe si vidra, është gjitarë grabitqar i familjes Mustelidae. Njihet me emrat lundërza evropiane, lundërza evroaziatike dhe lundërza e zakonshme, përcjell OxygenPress.

Lundërza është kafshë e familjes së shqarthëve, me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë 120–150 cm me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana barkore dhe peshon 6–15 kg.

Jeton 14-16 vjet.

Është e përhapur në të gjithë Evropën, në Azi dhe në Amerikën e Veriut dhe ne disa pjese te Amerikës se Jugut.

Në Kosovë haset në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Shquhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.

Nuk është lloj i rrezikuar për zhdukje. Në kuadër të kategorizimit të rrezikushmërisë së llojeve sipas listës së Unionit Ndërkombëtarë për Konzervimin e Natyrës (IUCN) ka statusin e llojit afër rrezikimit./OxygenPress.info