Lumbardhi përmbyll sezonin e koncerteve

Pas 15 koncerteve me bende të ndryshme ndërkombëtare e vendore që përformuan në Prizren, të shtunën përmbyllet sezoni e koncerteve te Lumbardhi.

Bendi kosovar “Sytë” do të hapë koncertin të shtunën, ndërkohë që pjesë e koncertit do të jetë edhe një nga zërat e fuqishëm të ri të muzikës turke.

Lumbardhi njofton se artistja turke Gaye Su Akyol do të përformojë të shtunën.

“Gaye Su Akyol është një nga zërat e ri më të fuqishëm të Turqisë. Puna e saj si këngëtare, kompozitore, producente dhe konceptualiste audio-vizuale, në të njëjtën kohë navigon historinë e kaluar, të tashmen e stërndërlidhur dhe të ardhmen e papërshkruar. Albumi i saj i ri “İstikrarlı Hayal Hakikattir” (Constant Fantasy is Reality) është i dyti për Glitterbeat dhe albumin i saj me elektrizues deri më tani”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.

Për koncertin që mbahet të shtunën prej orës 21:00, biletat mund t’i gjeni te Lumbardhi në Prizren dhe në lokalin Dit’e Nat’ në Prishtinë./Oxygenpress.info