Lule Elezi interpretoi në ceremoninë e Forcave të Armatosura Gjermane

Jo vetëm ushtarakët ishin pjesë e kësaj audience të madhe që numëronte mbi 700 persona. Ky koncert i Lule Elezit është përcjellë nga afër edhe nga personalitete të ndryshme nga fusha e politikës, ekonomisë, kulturës, administratës dhe Forcave të Armatosura Gjermane nga Berlini dhe shteti federal Brandenburg.

E veshur me një fustan të zi, me një elegancë të hollë  prej një pianiste të shquar, kosovarja Lule Elezi ka performuar në piano me rastin e ceremonisë tradicionale të Vitit të Ri të Forcave të Armatosura Gjermane, komandantët e Forcave Territoriale (komanda në Brandenburg) dhe Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura Gjermane në Postdam , e cila ishte e ftuar për të shënuar këtë koncert madhështor.

Jo vetëm ushtarakët ishin pjesë e kësaj audience të madhe që numëronte mbi 700 persona. Ky koncert i Lule Elezit është përcjellë nga afër edhe nga personalitete të ndryshme nga fusha e politikës, ekonomisë, kulturës, administratës dhe Forcave të Armatosura Gjermane nga Berlini dhe shteti federal Brandenburg.

Me tingujt e veprave të Frederik Shopen, Lule Elezi ka magjepsë audiencën gjermane me programin e saj nga krijimtaria e Shopenit, e cila në këtë koncert është përcjellë edhe nga 25 atashe ushtarak të dërguar nga shtetet respektive, nga ambasadorë të shumtë të akredituar në Gjermani, si dhe ambasadorja kosovare Mimoza Ahmetaj, që aktualisht është shefe e misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.

“Ishte një koncert madhështor, të përcillet interpretimi im nga njerëzit më me ndikim në këtë pjesë të Gjermanisë, dhe nga një masë kaq e madhe, me të vërtetë është emocion që nuk harrohet. Intepretimi im u prit jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Elezi për KultPlus, e cila ka treguar se pikërisht nga ky koncert kanë pasuar edhe disa oferta të tjera për bashkëpunime të radhës, shkruan kultplus.

Performanca e shkëlqyeshme e pianistes Elezi u ndoq me kënaqësi nga audienca, që disa herë me ovacione dhe duartrokitje të gjata, dëshmoi profesionalizmin e këtij koncerti.

Pianistja Elezi do të ketë koncertin e radhës më 1 shkurt, në qytetin Ebersëalde, në veri të Berlinit.