Luksemburgu drejt izolimit për tre javë

Luksemburgu, njëri nga shtetet më të vogla në Evropë, ka vendosur që të shkojë në izolim për shkak se është goditur rëndë nga COVID-19.

Ky shtet ka raportuar mbi një mijë raste të reja gjatë fundjavës dhe ende vazhdon ta ketë shkallën më të lartë të të infektuarve në Evropë për kokë banori. Po ashtu gjashtë raste të vdekjeve janë shënuar në dy ditët e fundit të javës, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Masat e propozuara sipas medieve lokale janë:

Mbyllja deri në orën 23:00 do të zgjatet deri në 06:00.
Mbyllja do të jetë tre javore, por që edhe mund të zgjatet.
Mbyllen baret, restorantet, kinematë dhe qendrat e fituesit
Dyqanet, muzetë dhe galeritë e arteve mbesin të hapura

Me këto masa synohet që të zvogëlohet numri në 500 raste për ditë në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë në situatë më të mirë.