Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë me transportin publik pa pagesë

0
49

uksemburgu është vendi më i pasur në Europë, ku automjeti është vetë mbreti. Por, të dielën, do të bëhet vendi i parë në botë që do e bëjë pa pagesë shërbimin e transportit publik.

Edhe pse ka tashmë shtete të tjera që kanë prezantuar lehtësime të tilla, si për shembull qyteti Talin, Luksemburgu do të jetë i vetmi që do e bëjë për të gjithë vendin.

Shërbimet pa pagesë përfshin transportin përmes tramvajit, trenave dhe autobusëve, ndryshe nga kryeqyteti Estonisë, shërbimi pa pagesë do të jetë i vlefshëm si për turistët ashtu edhe për vendasit.

“Prezantimi i shërbimit pa pagesë i transportit publik është një masë e rëndësishme për shoqërinë tonë”, tha ministri i Transporteve, François Bausch.

“Mund ta përshkruash si qershia mbi tortë e një strategjie globale e një revolucioni të shumë anshëm. Përveç kësaj, ne duam të vlerësojmë gjithë ata njerëz që kanë bërë zgjedhjen e në favor të transportit publik”.

Në Luksemburg, rreth 47 për qind e udhëtimeve të biznesit bëhen me makinë dhe vendi njihet për trafikun e rënduar.

Vetëm 32 për qind e qytetarëve përdorin autobusët për të shkuar në punë, ndërsa trenat 19 për qind, kurse në Paris, pothuajse 70 për qind e punonjësve përdorin çdo ditë transportin publik.

“Kemi investuar shumë vite për ndërtimin e rrugëve”, thotë Blanche Weber, presidenti i Lëvizjes Ekologjike të Luksemburgut.

“Qeveria po përpiqet, por transporti publik është shumë i prapambetur”.