LUKSEMBURG – Masa të reja kufizuese kundër COVID-19

LUKSEMBURGU

Luksemburgu njoftoi sot mbylljen e bareve dhe restoranteve si dhe të vendeve kulturore dhe sallave të sportit duke nisur nga e enjtja deri më 15 dhjetor, në kuadër të masave kufizuese që do të miratohen të mërkurën nga Parlamenti.

“Situata nuk është katastrofike, por ne dëshirojmë të përfitojmë nga një diferencë manovrimi, veçanërisht për të siguruar kujdes normal normal në spital në një periudhë afatmesme”, theksoi kryeminstri liberal, Xavier Bettel.

Qeveria kishte shtyrë deri tani masat kufizuese.

Numri i vizitorëve në shtëpi, që ishte katër persona tani do t ëulet në dy persona. Tashmë në fuqi, shtetrrethimi nga ora 23:00 deri në orën 06:00 do të mbetet në fuqi deri në mes të dhjetorit.

“Situata është stabilizuar në një nivel shumë të lartë”, theksoi minsitri i Shëndetësisë për ët justifikuar masat e reja.

Me 1 279 raste për 100 000 banorë, Luksemburgu ka përqindjen më të lartë të infektimit në 14 ditë në Bashkimin Europian./atsh