Lukaku reagon për situatën te Manchester United

0
41

Situata te Manchester United nuk është aspak e mirë, jo vetëm për shkak të rezultateve, por edhe për shkak të atmosferës brenda skuadrës.  Lidhur me gjendjen aktuale te “Djajtë e Kuq”, së fundi ka folur edhe sulmuesi Romelu Lukaku, i cili  ka një mesazh për lojtarët që nuk i përballojnë kritikat e trajnerit Jose Mourinho.

Trajneri portugez ka pasur mosmarrëveshje me yje si Paul Pogba, Anthony Martial dhe Antonio Valencia në muajt e fundit.

Gjithsesi, Lukaku thekson se marrëdhënia e tij me trajnerin mbetet e mirë, por sugjeron se ata që nuk janë të kënaqur me mënyrën e trajnimit të trajnerit duhet të ulin kokën.

“Mendoj se ai ka një marrëdhënie të mirë me lojtarët. Nuk i kushtoj vëmendje marrëdhënies që ai ka me lojtarët e tjerë për të qenë i sinqertë. Nuk mendoj se është diçka që duhet të ndikojë tek unë ”, është  shprehur Lukaku për “Bleacher Report”.

Sulmuesi belg i ka këshilluar bashkëlojtarët të jenë më të disiplinuar. “Nëse Mourinho ka një mosmarrëveshje me dikë, ul kokën dhe pranoje. Je një burrë, apo jo”?

Pas 12 javësh në Ligën Premiere, Manchester United gjendet në pozitën e 8-të me 20 pikë, 12 më pak se rivali lokal, Manchester City që e kryeson renditjen.

 

Vetë sulmuesi nuk po kalon një sezon të mirë tek United, duke shënuar vetëm katër gola që nga fillimi i sezonit./oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu