Lukaku mohon kalimin tek “Juventus”

0
38

Romelo Lukaku kohët e fundit është përfolur shumë për një largim nga “Manchester United”.

Solskjaer po preferon më shumë Rashfordin dhe Martialin para tij, pasi të dy sulmuesit kanë shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit të ri.

Sipas medieve italiane Lukaku shihet si një zgjedhje e mundshme për “Juventus”, si një zëvendësues i Mandzukiç.

Por për të gjitha këto spekulime ka menduar vetë Lukaku.

“Kur urrejtje nuk funksionon ata shkruajnë gënjeshtra”, ka shkruar në “Instagram” Lukaku, duke iu përgjigjur kështu këtyre thashethemeve./Atsh/OxygenPress.info