Luiza Gega shpallet atletja e muajit në Evropë

0
98

Luiza Gega është shpallur atletja e muajit janar në Evropë, pasi theu rekordin kombëtar, në 3000m në Karlsruhe. Ajo është e para sportiste shqiptare që fiton një çmim të tillë. Gega ka treguar se për të objektivi i radhës është Kapionati Evropian, ky synon të hyjë në listën e gjashtë vendeve të para.

“Është një privilegj i madh ky çmim. Është hera e paë për mua, por edhe që një sportist shqiptar nominohet për një çmim të tillë, aq më tepër ta fitojë atë. Ky është një rezultat i një pune intensive dhe të lodhshme. Gara dhe objektivat e radhës do të jenë Lojërat Olopike Tokyo 2020 dhe Kampionati Evropian në Paris.

Është shumë e vështirë, po kam si objektiv kryesor hyrjen në finale dhe më pas pozicionimi sa më i mirë. Shpresoj të arrij në 6 vendet e para. Do ishte një sukses i madh për mua”, u shpreh Gega.