Lufta për Pochettinon

0
92

Trajneri i Tottenhamit, argjentinasi Mauricio Pochettino po lakmohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Në prag të përfundimit të pjesës së parë në kampionatet evropiane, janë dy gjigantë të futbollit evropian që po e përcjellin më me kujdes situatën rreth tij.

Reali i Madridit dhe Manchester United janë ekipet që vlejnë më shumë në bursë, por rezultatet e fundit dhe zgjedhjet teknike janë në kontrast me milionat.

Drejtuesit e ekipit kampion të Evropës (Reali) janë duke menduar për shkarkimin e teknikut të përkohshëm, Santiago Solari, pas humbjes historike 3-0 në shtëpi ndaj CSKA-së së Moskës, në Champions League.

Në skenë, këtë fundjavë, ka dalë sërish emri i Pochettinos, që pavarësisht rinovimit mendon largimin nga Londra.

Tekniku i Spursave ndihet i tradhtuar nga drejtuesit për shkak të mospërmbushjes së kërkesave në afatin kalimtar, ndaj agjenti i tij ka hyrë në negociata me gjigantët kontinentalë.

Në lojë për shërbimet e tij janë edhe “Djajtë e Kuq” të Manchester Unitedit, të cilët projektojnë tek ai njeriun ideal për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm në ecurinë e klubit anglez.

Në rast se United do të dështojë të kualifikohet në Champions, largimi i Mourinhos është i pashmangshëm.

Emërimi i trajnerit të ri do të shoqërohej në qershor me blerje të rëndësishme dhe rikonfirmimin e futbollistëve problematikë si Pogba, Martial dhe Lingaard./OxygenPress.info