Luani që po mbahet ilegalisht në Gjilan

0
321

Javë më parë u raportua se në një restorant në Gjilan po mbahet një luan. E për këtë sot ka reaguar edhe ‘Parku i Arinjëve’ në Prishtinë, duke kërkuar nga institucionet që të marrin masa.

Në fshatin Stançiq, në Komunën e Gjilanit, brenda oborrit të një restoranti ndodhet një luan që mbahet ne kafaz për atraksion turistik.

Nuk dihet se nga ka ardhur ky luan, vetëm se pronari ditë më parë pati thënë se e ka të legalizuar.

Për këtë rast ka reaguar ‘Parku i Arinjëve’, në Prishtinë, ku janë shprehur të shqetësuar rreth këtij rasti.

“Kjo situatë e trishtë, përsëri, pasqyron abuzimin tregtar dhe tregtinë e maceve të mëdha në Evropë. Ajo tregon qartë se ligjet dhe rregullat në kundërshtim me të gjithë vendet evropiane nuk janë të mjaftueshme dhe të zbatuara keq. Si përfundon luan në një vend kaq të papërshtatshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje ata me tre fotografi të këtij luani që gjendet në Gjilan, kanë kërkuar nga institucionet që të marrin veprime.

“Vetëm autoritetet mund të zbatojnë legjislacionin dhe të ndërmarrin veprime. Ne kemi kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të veprojnë menjëherë dhe ofruam mbështetje për të punuar drejt zgjidhjes”, thuhet në reagimin këtij parku.

Reagim për mbajtjen e luanit ka pasur edhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Ata kishin kërkuar nga institucionet shtetërore që ta largojnë luanin nga ai vend sa më shpejt që munden.

Reagimi i plotë nga Bear Sanctuary Prishtina.