Luan Krasniqi nderon turneun “Adem Jashari”

0
180

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, ishte i pranishëm në turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, që u zhvillua gjatë fundjavës që shkoi në Mitrovicë. Përveç zyrtarëve të Federatës së Boksit të Kosovës, Krasniqi ka takuar edhe anëtarët e familjes Jashari, ndërsa ka shkruar se ndihet gjithmonë i nderuar kur e takon Bacën Rifat.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e turneut të boksit të 20-vjetorit “Adem Jashari”.

Falënderoj Federatën e Boksit për ftesën e bërë!

Gjithmonë nder dhe krenari ta takoj Bacë Rifatin”!, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu