Lot, muzikë e kujtime për Ilir Soben

0
528

U mblodhën familjarë, shokë, bashkëluftëtarë e krejt ata që e njohën dhe dëgjuan për të, ne sallën e madhe të Pallatit të Kulturës ne Gjakovë.

Me lot, muzikë e poezi, dhe shumë tregime të tij, dhe për të, u kujtua luftëtari Ilir Soba në 20 vjetorin e rënies.

Mësuesja e tij, Surrije Brovina, kujtoi se ai qysh fëmije e donte atdheun.

Ishte 9 vjeç kur e vizatoi hartën e Ilirisë. Atij dhe të tjerëve ua ndalën ëndrrat dhe lojën”, kujtoi ajo, raporton OxygenPress.info

Aktori Jahja Shehu përmendi se ai gjithmonë ishte i pari kudo që shkonin.

E pyeta një here çka do të thotë emri Ilir, më tha; Thotë gjithçka”, tha Shehu.

Në skenën ku ishte vendosur kitara e tij, doli edhe babai Mazllumi, shokët e tij Besim Dina e Valon Maloku, bendi që ai e krijoi dikur me rock muzikë dhe shume muzikantë të tjerë, edhe me këngët e Qumilit të vogël.

U kënduan këngët qe ai i donte.

Aty ishte edhe Agron Kryeziu bashkëluftëtari i tij, e për të foli edhe Xhafer Kadiri, që njihet si luftëtari me lot.

E quajtën forca shpirtërore e te gjithëve.

U shfaqën edhe shumë fotografi, të gjitha gjatë luftës dhe video të humoreve që i bënte dikur.

Ilir Soba i lindur ne Gjakovë në vitin 1971, ishte pjesë e Brigadës “Jusuf Gervalla” ku luftoi në Dukagjin dhe heroi ra në Krelan, titull ky që ia dha edhe presidenti i vendit.

/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu