Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë

0
167

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në garën Grand Prix të mbajtur në Marrakech të Marokut.

Xhudistja kosovare në finale humbi nga gjermania Ana Maria Ëangner në kategorinë -79 kilogramë.

Loriana pas këtij triumfi i ka fituar edhe 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Trajneri Driton Kuka pas triumfit të Kukës ka shkruar në facebook:

“Loriana Kuka e argjendtë!

Sot dita e medaljeve të argjendta

Grand Prix Marrakech Maroko

490 Pikë Olimpike

Medalja e argjendtë kësaj radhe dhuratë për babin e saj për ditëlindje!

Bravo Loriana drejt Olimpiadës me hapa të sigurtë“, ka shkruar Driton Kuka.”