“Lonely Planet” me pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare

0
753

“Alpet shqiptare po mahnisin gjithnjë e më shumë turistët e huaj, duke u kthyer me shpejtësi në një destinacionin e tyre të preferuar.

Turistët që zgjedhin Alpet shqiptare dhe Luginën e Valbonës për të shijuar bukurinë dhe klimën e mrekullueshme të tyre, po shtohen dita ditës.

Në kërkim të shtigjeve të pashenjuara, kompania mediatike e sporteve ekstreme dhe aktiviteteve outdoor, Teton Gravity Research, pjesë e Lonely Planet, ka vizituar Shqipërinë dhe ka prodhuar këto pamje mahnitëse të Alpeve tona.

Turistët që zgjedhin Luginën e Valbonës dhe Alpet shqiptare për të kaluar pushimet e tyre, do të kenë informacionin e domosdoshëm për këtë destinacion, aktivitetet, shërbimet dhe pikat me interes për t’u vizituar.

Duke nisur nga data 1 gusht, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur Zyrën e Informacionit Turistik në Valbonë. Po ashtu FSHZH ka kontribuar në hartimin e Masterplanit të Alpeve, dokumenti strategjik i zhvillimit të rajonit për 15 vitet e ardhshme, ndërsa ka nisur investimet e para bazuar në këtë dokument.

Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat:

Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpe dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.

Malësia e Madhe shtrihet në veriperëndim të Alpeve. Në përbërje të saj ka kurrize malore, blloqe e male të larta (Bjeshkët e Namuna me lartësi 2400 – 2500 m) si dhe disa pllaja të larta (Velecik – Bridashe) dhe disa lugina: e Vermoshit, e Cemit, e Përroit të Thatë etj.

Lugina e Shalës është ndër më të mëdhatë në Alpet shqiptare. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet, në të cilat janë vendosur qendrat e banuara (Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, që në disa raste marrin formën e kanioneve.

Kurrizet malore midis luginës së Shalës e Valbonës, që ndahen nga lugina e Currajt, kanë reliev të ashpër me plot maja të ashpra dhe të thepisura dhe bimësi të dendur pyjore.

Lugina e Valbonës, një luginë tjetër e madhe e Alpeve, ka formën e një harku të madh. Përgjatë saj ndërthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh në formën e kanioneve. Në zgjerimet janë vendosur qendrat e banuara si: Rragami, Valbona, Dragobia etj. Parku Kombëtar i Valbonës shtrihet në 8,000 hektarë dhe kosiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.

Malësia e Gashit përmendet për relievin e ashpër me forma të shumta akullnajore, në të cilat ka liqene të vogla, por me bukuri të rrallë, pyje dhe kullota të pasura.

Parku Kombëtar i Thethit. Ndodhet në një distancë prej 70 km nga qyteti i Shkodrës në zemër të Alpeve shqiptare. Parku në fjalë ka një sipërfaqe prej 2630 hektarë dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 600 – 2570 metra mbi nivelin e detit.

Razma është një prej pikave turistike malore më të frekuentuara nga qyteti i Shkodrës. Zona është e rrethuar me pyje pishe dhe mënshtekne. Ajo nuk bllokohet nga dëbora ndaj mbetet e vizitueshme gjatë gjithë vitit. Këtu ofrohet akomodim, ndërsa aktivitetet kryesore janë sportet dimërore, ekskursionet, ngjitjet etj.

Vermoshi ndodhet në një distancë prej 95 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe pikërisht në ekstremin më verior të Republikës së Shqipërisë. Kjo zonë quhet krahina e Kelmendit.

Shqipëria ofron vende të mrekullueshme edhe për turistët e natyrës dhe të jetës rurale nëse ata do të zgjedhin të vizitojnë hanet dhe bujtinat shqiptare, të cilat mund të gjenden nga veriu në jug të vendit.

Turizmi malor është shumë i preferuar veçanërisht nga turistët çek

Ne tashmë kërkojmë një natyrë më të pastër dhe këtë e gjejmë në këto male, pasi gjithçka këtu është natyrale. Dhe ja çfarë pëlqej në Shqipëri, male të bukura, njerëz të pastër dhe natyrë të mrekullueshme”, u shpreh turisti çek. Turistët preferojnë të hanë ushqim në natyrë, të flenë në natyrë edhe pse kjo është diçka e frikshme në këtë natyrë të egër dhe origjinale. Një tjetër turiste çeke shprehet se, nëse do ta krahasojmë këtë vend me Austrinë ose Zvicrën, këtu është një zonë më pak turistike, por është e këndshme, sepse mund të jesh vetëm ti mes maleve, pa njerëz apo turistë të shumtë rreth e qark. Këtu turizmi nuk është shumë i organizuar, vetë banorët janë përpjekur të modernizojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që turistët të gjejnë mjedisin e rehatshëm që kërkojnë.

40 Hanet, destinacioni i turistëve të natyrës dhe zonave rurale Shqipëria ofron vende të mrekullueshme edhe për turistët e natyrës dhe të jetës rurale nëse ata do të zgjedhin të vizitojnë hanet dhe bujtinat shqiptare, të cilat mund të gjenden nga veriu në jug të vendit. Projekti ambicioz “40 Hanet”, i cili ka dy vjet që funksionon, ofron për turistët e huaj dhe vendas mundësitë për të njohur nga afër jo vetëm bregdetin shqiptar, por edhe traditat tona të hershme.

Këto banesa mahnitëse dhe relaksuese rigjallërojnë turizmin në zonat rurale të vendit, duke përmirësuar ekonominë e banorëve të zonave të thella të vendit, të cilët tashmë kanë një alternativë më tepër, përveç emigracionit apo bujqësisë për të siguruar jetesën. Konkretisht, janë shtëpitë e fshatit me kushtet reale të banimit, sigurisht, të mobiluara e të akomoduara sipas traditave të zonave ku janë ngritur.

Katër itineraret e këtij projekti përfshijnë në gjurmën e veta hanet, duke nisur nga Alpet e Shqipërisë, më pas bujtinat përgjatë rrugës së njohur si “Via Pubblica”, për të vazhduar me “Via Egnatia” dhe në fund itinerarin e Jugut.

Ndërkohë që ekziston një mori kombinimesh dhe akomodimesh, të cilat i japin dorë të lirë turistit dhe agjencive turistike për të eksploruar itinerare të tilla./CMI/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu