Londra shkurton ndihmat për vendet e shkatërruara nga lufta

0
62

Sipas një dokumenti, Britania e Madhe ka në plan të shkurtojë ndihmën për disa nga vendet më të prekura nga konfliktet deri në dy të tretat.

”Ndihma për Sirinë do të ulet me 67%, ndihma për Libinë me 63%, Somalinë me 60% dhe Sudanin e Jugut me 59%”, sipas raportit të Zyrës së Jashtme të marrë nga faqja e internetit të ”OpenDemocracy”.

Laburistët thanë se ”shkurtimet e raportuara do të shkatërrojnë disa nga njerëzit më vulnerabël në botë”.

Preet Kaur Gill, sekretar ”në hije” për zhvillimet ndërkombëtar, theksoi se “kjo është një kujtesë shkatërruese e ndikimit në botën reale, që vendimi i qeverisë i motivuar politikisht për të braktisur angazhimin e saj të ndihmës do të ketë mbi njerëzit më vulnerabël në botë”.

Shkurtimet në mbështetje të vendeve në mes të krizave të shumta humanitare do të shkaktonin shkatërrim duke çuar në disa nga njerëzit më vulnerabël në botë që të vdesin nga uria, sistemet e zgjatura shëndetësore të shemben dhe aksesi te uji i pastër të mungojë./ATSH