Londra dënon ashpër cunamin e lajmeve të rreme për vaksinat

0
96

Qeveria britanike është e përkushtuar për të luftuar cunamin e dezinformimit, i nxitur në Britaninë e Madhe, si kudo në botë, kundër vaksinave antiCovid-19, deklaroi sot ministri Nadhim Zahawi, i emëruar nga kryeministri Boris Johnson për të koordinuar fushatën e vaksinimit në ishull.

Zahawi kujtoi se ekzekutivi ka ngritur një task force për kundërshtimin e lajmeve të rreme, dezinformimin dhe keqinformimin në internet, që kanë ndikim sidomos te pakicat etnike aziatike dhe afro-karaibiane.

Çështja e skepticizmit të vaksinave midis pakicave etnike u prek dje edhe gjatë konferencës së shtypit të kryeministrit, Boris Johnson.

Ai konfirmoi se do të angazhohej për të informuar si duhej pakicat etnike në vend lidhur me përparësitë e vaksinimit./ATSH