Loja LUDO në mes të sheshit në Skenderaj

0
177

Si zakonisht më 17 shkurt, në datën kur kremtohet përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, institucionet qendrore, por edhe ato lokale organizojnë aktivitete të ndryshme.

Ndër to, përveç aktiviteteve përkujtuese, gjatë kësaj dite, organizohen edhe koncerte dhe manifestime të ndryshme.

Megjithatë, një nga komunat në Kosovë, këtë vit ka menduar që të bëjë një organizim, në të cilin do të jetë një aktivitet i veçantë.

Bëhet fjalë për Komunën e Skenderajt, e cila ka vendosur që në mesin e aktiviteteve të ketë edhe një lojë e cila është bërë shumë e famshme së fundmi, e quajtur “LUDO”.

Ajo është zhvilluar në mes të sheshit “Adem Jashari” ku shumë nxënës morën pjesë./infokomuna