Lloje të rralla të faunës në Kosovë

0
415

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, zyrtarët e Institutit te Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës përmes kamerave kurth të vendosura kohë më parë në afërsi të zonës së Lumbardhit, brenda territorit të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” kanë konstatuar praninë e disa llojeve të gjitarëve si: Ari i murrmë (Ursus arctos), Kaprolli (Capreolus capreolus), Dhelpra (Vulpes vulpes), Sqarthi (Martes foina) etj.

Nga prania e numrit të konsiderueshëm të tyre mund të konstatohet gjendja relativisht e mirë e faunës në këtë pjesë të parkut edhe përkundër faktit se në atë zonë janë duke u zhvilluar punime në zgjerimin e rrugës ekzistuese për Lumbardh.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu