Llapi kthehet te fitorja me golin e Zhdrellës

0
96

Sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 13-të në Ipko Superligë, ndërmjet Llapit dhe Drenicës, e cila u mbyll me fitoren e llapjanëve, me rezultatin 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Mentor Zhdrella qysh në minutën e 10-të, duke e rikthyer Llapin te fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Me këtë fitore Llapi tashmë ka 23 pikë në konto, 3 më pak se Ballkani kryesues që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon në Drenas kundër Feronikelit.