Lisi i Dyzit, monument me vlera të veçanta

0
141

Trungu i shpardhit (Quercus frainetto) në fshatin Dyz të Podujevës, është në mesin e monumenteve të natyrës, të mbrojtura me ligj.

Sipas Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ai është marrë në mbrojtje në vitin 2015, pasi që paraprakisht Instituti për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me Komunën e Podujevës kishin hartuar arsyeshmërinë profesionale.

Përveç vlerave botanike që ka ky lis qindra vjeçar, ai i jep fshatit një pamje karakteristike.

Sipas rrëfimeve të banorëve të fshatit për të thuhet se ka ekzistuar edhe si pikë referimi në hartat ushtarake.