Lirohen përkohësisht nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës

0
158

Në mbështetje të Rregullores 05/2020 për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka marë vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.

Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë.

Për zbatimin e këtij vendimi obigohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme.