Liqeni i Zi me origjinë akullnajore, mrekullia e natyrës fshehur në Radomirë

0
326

“Liqeni i Zi”, një mrekulli natyrore e fshehur në fshatin Radomirë të Dibrës, është një destinacion turistik për t’u vizituar

Në kuadër të fushatës “Unë rri në Shqipëri”, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka promovuar bukuritë e magjishme të këtij atraksioni turistik me origjinë akullnajore.

“Liqeni i Zi, Radomirë në Parkun Natyror Korab Koritnik në një lartësi prej 1 460 metra mbi nivelin e detit me origjinë akullnajore. Liqeni është i rrethuar nga një masiv pyjor me pishë të zezë. Për vlerat e veçanta natyrore gëzon statusin Monument Natyre”,- theksoi Klosi./ATSH