Liqeni i Ujmanit – Çka thuhet në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë?

0
113

Marrëveshja e sotme e nënshkruar nga Kryeministri Avdullah Hoti me Presidentin amerikan Donald Trump, përfshin pikën e çështjes së Liqenit të Ujmanit.

Ujdia e cila sapo është firmosur në Shtëpinë e Bardhë në Washington, thotë që edhe pala kosovare edhe ajo serbe dakordohen të punojnë me Departamentin e Energjisë së SHBA-së për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Ujmanit, njofton Klan Kosova.

”Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë së SH.B.A.-së dhe institucionet përkatëse të Qeverisë së Sh.B.A-së në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit Gazivondë/Ujmani, si një furnizim i mundshëm i ujit dhe energjisë”, thuhet në njërën nga pikat e marrëveshjes.