Liqenet e Lumarës, bukuri natyrore ku ndërthyren ngjyrat, bimët dhe krojet

0
139

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka ftuar sot turistët e huaj dhe vizitorët vendas të vizitojnë një tjetër destinacion turistik, dy liqenet e Lumarës.

“Dy liqenet e Lumarës përveçse për vaditje, shërbejnë dhe si atraksione turistike. Janë të rrethuara përqark nga kodrat e larta të Mallakastrës.

Krijojnë peizazhe fantastike për shkak të ngjyrës, bimësisë që i rrethon dhe vendndodhjes. Kombinohen me kroje, lëndina dhe pllaja”, shprehet Klosi.

Situata e pandemisë e krijuar prej COVID-19 beri që qytetarët shqiptarë të pushojnë këtë sezon turistik në atdheun e tyre, duke eksploruar në këtë mënyrë pikat turistike brenda kufijve të vendit. Për shkak të kësaj situate Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ndërmori nismën “Pusho Shqip” si një ftesë e hapur edhe ndaj turistëve të huaj./ATSH