“Linja e Jetës” fillon kampanjën #SfidojeStigmen në ndihmë të personave që gjykohen apo largohen nga shoqëria

0
71

“Linja e Jetës” ka filluar kampanjën #SfidojeStigmen në ndihmë të personave që gjykohen apo largohen nga shoqëria për shkaqe të gjendjes së tyre shëndetësore ose karakteristikave sociale.

Kampanja është mundësuar me përkrahjen e Ambasadës Britaneze në Prishtinë.

Kjo linjë do të përgjigjet në telefonata nga ora 18:00 deri në ora 02:00 me kërkesen që çdo individ i cili ka nevojë për ndihmë të telefonojë për zgjidhje.

#SfidojeStigmen i vjen në ndihmë çdo individi që përballet me stigma dhe vuan në heshtje.

Stigma është barriera e padukshme e cila ia pamundëson personave që të kërkojnë ndihmë, në mënyrë që ti shmangen gjykimeve të të afërmve të tyre.

Mitet dhe Faktet është pjesa e parë e kampanjës #SfidojeStigmen në të cilën diskutohen disa nga mitet më të shpeshta rreth vetëvrasjes dhe qasjes ndaj saj./OxygenPress.info